Bekim Jashari vazhdon vizitat te familjet e dëshmorëve

26 qershor 2020 | 17:47

Në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin dhe sakrificën e jashtëzakonshme, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku dhe drejtorin e Kulturës, Abdyl Ymeri, të premten kanë vazhduar vizitat te familjet e dëshmorëve me rastin e 21-vjetorit të çlirimit të Komunës së Skenderajt.

“Ashtu siç edhe kemi planifikuar, që ta shënojmë 18 qershorin, gjatë vizitës te këto familje dhuruam mirënjohje për dëshmorët: Bashkim I. Kerolli, Driton G. Veliu, Fehmi Kerolli, Shefqet S. Kerolli, Liman S. Koca, Naim H. Xani, Xhemë M Veliu, Xheladin J. Kabashi dhe Samit B. Veliu, të cilët nuk kursyen as jetën e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Jashari.

Më tutje, ai ka thënë se familjet e dëshmorëve janë nderi dhe historia jonë e lavdishme. “Ato duhen trajtuar me kujdes të veçantë dhe respekt të vazhdueshëm për kontributin e tyre për jetësimin e idealeve tona shekullore. Vizitat te familjet e dëshmorëve vazhdojnë ditët në vijim”, ka thënë Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, me rastin e…