Belen Rodriguez ndahet sërish

29 maj 2020 | 13:03

Prezantuesja dhe modelja italiane Belen Rodriguez sërish i ka dhënë fund romancës me balerinin Stefano De Martino. Ata u rikthyen bashkë në prill të vitit të kaluar pasi kishin 4 vite që ishin të ndarë. Mediet italiane publikuan lajmin se ata kishin caktuar edhe datën e dasmës së dytë, në 20 shtator të këtij viti, në të njëjtën datë kur u martuan edhe për herë të parë.

Por dyshimet erdhën nga fansat e tyre pasi menjëherë pas përfundimit të karantinës, Stefano dhe Belen nuk zgjodhën të ribashkohen, por u ndanë.

Ai shkoi në Napoli për t’u marrë me punët e tij, ndërsa Belen qëndroi në Milano, duke u kujdesur për djalin e tyre, Santiago-n, e parë kjo edhe nga postimet e të dyve.

Një detaj jo pak i rëndësishëm që e kanë vënë re edhe ndjekësit e modeles, është se Belen nuk e mban në gisht unazën e martesës.

Nëpërmjet një video në “Instagram”, Rodriguez pranoi në njëfarë mënyre ndarjen nga Stefano. Megjithatë, arsyeja mbetet ende enigmë./Klan Plus/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut…