Belgjika do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën evropiane

16 prill 2021 | 15:23

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin belg, Jean-Louis Servais, i cili e ka uruar për detyrën dhe gjithashtu ia përcolli urimet edhe të mbretit të Belgjikës.

Ambasadori Louis Servais ka theksuar se marrëdhëniet e mira ndërshtetërore duhet thellohen edhe më tej.

Në këtë drejtim, ai ka përmendur se Belgjika do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj evropiane, sikurse edhe në përpjekjet për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Ndërsa presidentja Osmani, ka vlerësuar mbështetjen belge, duke potencuar se raportet e mira ndërmjet dy shteteve janë të hershme.

Osmani ka theksuar se në bashkërendim me qeverinë janë duke u përpjekur t’i sigurojnë vaksinat për qytetarët e Kosovës.

“Nuk mund të flasim për dialog me Serbinë, derisa neve na vdesin njerëzit për mungesë vaksinash. Vaksinat janë prioritet dhe do ta bëjmë të pamundurën në bashkëpunim me partnerët tanë që t`i sigurojmë ato”, ka theksuar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës U17 në futboll ka barazuar pa gola…