Belgjika mbështet perspektivën evropiane të Kosovës

12 prill 2021 | 16:43

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim shefin e misionit të Zyrës diplomatike të Belgjikës në Kosovë, Jean-Louis Servais.

Gërvalla ka falënderuar Servais për bashkëpunimin dhe mbështetjen që Belgjika i ka ofruar vazhdimisht Kosovës.

Gjatë këtij takimit është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale dhe nevojën për të thelluar bashkëpunimin në rrafshin ekonomik, si dhe për rifillimin e konsultimeve të rregullta mes dy qeverive.

Gjithashtu është biseduar edhe për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Servais ka rikonfirmuar mbështetjen e Belgjikës për perspektivën evropiane të Kosovës, dhe njëherësh u potencua se rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s është e qartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artistja Janet Jackson do të nxjerrë në shitje një koleksion…