Ben Affleck ia lë shtëpinë, J-Lo e nxjerr në shitje
06 maj 2026
| 11:24
Jennifer Lopez mori pronësinë e plotë të shtëpisë së saj në Beverly Hills nga Ben Affleck.
Tani, ajo po përpiqet ta shesë atë për rreth 50 milionë dollarë, shkruan TMZ.
Këngëtarja e nxori shtëpinë në shitje të martën për 49,995,000 dollarë.
Duket se kjo është hera e tretë që shtëpia është nxjerrë në shitje që kur Ben dhe J-Lo u ndanë në mesin e vitit 2024.
Çifti fillimisht e nxori në shitje rezidencën e përbashkët për rreth 68 milionë dollarë në korrik të 2024-tës.
Dyshja shpenzoi 60,850,000 dollarë për shtëpinë në maj të vitit 2023.
Pastaj shpenzuan miliona për të rinovuar shtëpinë luksoze me 12 dhoma gjumi dhe 24 banjo.
Rreth një muaj pasi e nxorën publikisht shtëpinë në shitje, Jennifer paraqiti kërkesë për divorc nga Beni.



