Benzema: Jam gati për ndeshjen e parë

13 qershor 2021 | 16:01

Karim Benzema u kthye në kombëtaren e Francës për herë të parë në gjashtë vjet, para Kampionatit Evropian.

Ai pësoi dëmtim dhe e braktisi miqësoren ndaj Bullgarisë, duke ngritur pikëpyetje mbi pjesëmarrjen e tij në hapjen e Grupit F, Francë – Gjermani. Vetë sulmuesi transalpin ka zbuluar si ndihet.

“Jam shumë mirë, kam qenë në gjendje ta rinis stërvitjen me grupin dje. Nuk kisha dhimbje. Nuk mendova fare për faktin se mund ta kisha humbur Evropianin. Ne kemi një staf mjekësor shumë të mirë, kështu që gjithçka u rikuperua shumë shpejt. Nëse dje kam rifilluar trajnimin me grupin, kjo është për shkak se nuk kam asnjë shqetësim, asnjë dhimbje. Ndihem mirë, kam punuar në palestër, kështu që jam 100 %”, ka thënë Benzema.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka reaguar…