Benzema lavdëron Mbappen

31 maj 2021 | 11:17

Karim Benzema është ftuar nga Kombëtarja e Francës për Kampionatin Europian dhe është pyetur për mendimet e tij për Kombëtaren e Les Blues para se skuadra e tij të fillojë garën në Europë

Largimi i Zinedine Zidane nga Los Blancos ka qenë tema kryesor e konferencës për shtyp. “Ai është një trajner i madh, sidomos në aspektin njerëzor”, ka thënë në fillim Benzema. “Me mua ai ishte gjithmonë i mahnitshëm. Jam i mërzitur me largimin e tij nga Madridi, por kjo tashmë ka përfunduar. Jeta vazhdon”.

Për kthimin e tij në Kombëtare të Francës, Benzema ka përgëzuar Diedier Deschamps për vendimin. “Mendoj që gjithmonë e kam thënë. Por do ta them përsëri? Faleminderit Didier! (buzëqeshje në sallën e konferencës për shtyp)”.

“Ne gjithmonë kemi folur në këtë kohë (për ftesën) dhe ne kemi shkëmbyer biseda. Jam i lumtur që jam kthyer”.

Benzema ndjen që rikthimi i tij në Kombëtare kishte të bënte më shumë me punën e tij të madhe dhe besimin. “Mendoj se kjo ka ardhur për shkak të paraqitjeve të mija dhe unë kurrë nuk jam ndalur se besuari. Isha poshtë moralisht dhe ishte e vështirë për mua të vija në Kombëtare”, tha ai.

“Kishte shumë pengesa që me dilnin përpara në karrierën time por unë gjithmonë kam luftuar dhe tani jam shpërblyer”.

Benzema ka qenë plot lavde për Kylian Mbappe, me të cilin më shumë gjasë do të startojë në sulm. “Nuk më pëlqen që të krahasoj”, tha ai. “Mbappe është ende një lojtar i ri por një fenomen. Tashmë kam stërvitur më të. Ne luajmë me një prekje, ai ka lëvizje të mira, ai ka shumë shpejtësi dhe ka aftësi para golit. Ai është lojtar shumë, shumë i mirë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një femër nga Shqipëria ka raportuar në polici se është…