Benzema shpëton Realin nga humbja

07 mars 2021 | 18:18

Derbi i Madridit mes Atleticos dhe Realit është mbyllur në barazim 1-1, duke mbajtur distancën mes tyre, ndërkohë që ky rezultat i buzëqesh më shumë Barcelonës.

Los Colchoneros e nisën mjaft mirë ndeshjen duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 15-të me Luis Suarez. Uruguiani është i pamëshirshëm brenda zonës pas një pasimi të Llorentes.

Reali shtoi ndjeshëm aksionet sulmuese veçanërisht në pjesën e dytë, në anën tjetër Courtois mbajti në lojë skuadrën e tij me dy pritje fantastike nga Suarez. Oblak ndërkohë evitoi gola të sigurt në duelin ndaj Benzema. Gjithsesi dy minuta nga fundi sulmuesi francez bën gjithçka mirë në zonë dhe pas një kombinimi me Casemiron e dërgon topin në rrjetë.

Pas këtij barazimi Atletico mbetet në krye me 58 pikë, 5 më shumë se Reali, por ka Barcelonën vetëm dy pikë larg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Publikimi i një videoincizimi, në të cilin tre persona dyshohet…