Benzema synon ta fitoj ‘Topin e Artë’

15 tetor 2021 | 15:52

Sulmuesi Karim Benzema ka treguar se synon ta fitoj “Topin e Artë”. Sulmuesi i Real Madridit ka arritur ta fitoj Ligën e Kombeve me Francën.

“‘Topi i Artë’ është një trofe që të gjithë lojtarët e ëndërrojnë dhe duan ta fitojnë. Këtë trofe e kam menduar që në fëmijëri. Sigurisht nëse do të shkoj deri te ky trofe, një meritë të madhe do të kenë dhe të gjithë shokët e ekipit, sepse së bashku kemi humbur e fituar”, ka thënë Benzema.

Sulmuesi ka folur edhe për trofeun më të fundit të fituar me kombëtaren e vendit të tij, Ligën e Kombeve, që ishte i pari për të me Francën.

“Ishte një trofe që vlen shumë për mua. Jam shumë krenar për veten dhe punën time. Ka qenë një periudhë shumë e vështirë, 5 vjet pa luajtur me kombëtaren. Kam punuar si kafshë, fizikisht dhe mendërisht dhe mezi pres të zbres sërish në fushë e të fitoj të tjerë trofe me Francën”, ka nënvizuar 33-vjeçari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot janë bërë 10-vjet nga vdekja e gazetarit dhe shkrimtarit…