Benzema zyrtarizohet te Al-Ittihad

06 qershor 2023 | 20:39

Karim Benzema ka kompletuar transferimin te Al-Ittihad. Klubi nga Arabia Saudite ka njoftuar zyrtarisht këtë të martë për arritjen e marrëveshjes me sulmuesin francez.

Benzema me kampionët e këtij vendi ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit të tretë.

35-vjeçari do të fitojë pothuajse 200 milionë euro për sezon te Al-Ittihad.

Benzema ishte pjesë e Real Madridit në 14 sezonet e fundit. Ai me këtë klub ka fituar çdo trofe të mundshëm.

Para se të kalonte te “Los Blancos”, Benzema ishte pjesë e Lyonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në Samitin e…