Stoltenberg: Të gjithë aleatët e NATO-s janë dakord për anëtarësimin e Ukrainës

06 qershor 2023 | 20:32

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në Samitin e Bukureshtit konfirmoi dakortësinë e shteteve aleate të NATO-s për anëtarësimin e Ukrainës.

“Të gjitha aleatët janë dakord që dera e NATO-s mbetet e hapur, se Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës dhe se Rusia nuk mund të vërë veton ndaj saj”, ka thënë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Stoltenberg u shpreh gjithashtu se NATO do të vijojë mbështetjen e saj ndaj Ukrainës.

“Ne do të forcojmë mbështetjen tonë për Ukrainën me një paketë ndihme shumëvjeçare për ta ndihmuar atë të kalojë nga epoka sovjetike në standardet e NATO-s dhe ta sjellë Ukrainën më afër NATO-s”, ka deklaruar Stoltenberg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua e moshuar e ka humbur jetën pasi është…