Beogradi nis pagesën e ndihmës financiare për serbët në Kosovë

24 maj 2021 | 10:49

Pagesa e ndihmës financiare për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë e cila është iniciuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të fillojë sot (e hënë).

Lajmin e ka bërë me dije kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.

Në “TV Pink”, shefja e ekzekutivit serb ka specifikuar se janë rreth 100 euro të destinuara për të gjithë serbët që jetojnë në territorin e Kosovës dhe 200 euro ndihmë që do të marrin të papunët.

Ajo ka thënë se qëllimi është të mbështesin serbët në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra njerëz në Kolumbi janë mbledhur edhe njëherë në sheshet…