Adem Hoxha ‘shuplakë’ Serbisë, kjo e shkarkon nga kryetari i ‘Gorës’ strukturë paralele

11 maj 2018 | 11:14

Deputeti i komunitetit goran në Kuvendin e Kosovës, Adem Hoxha, ka marrë sot lajmin e pritur nga Serbia.

Qeveria e Serbisë në mbledhjen e djeshme e ka shkarkuar Adem Hoxhën nga posti i kryetarit të organit të përkohshëm, të Komunës së Gorës në Kosovë.

Pra, ai është shkarkuar nga strukturat paralele të Serbisë në Kosovë.

Hoxha gëzon autoritet në komunitetin e goranëve dhe më gjerë.

Ai mbahet mend me votën e ‘artë’ të demarkacionit ku përmes asaj vote qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza.

Vizitat e fundit e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, e para e këtij niveli në zonën e Gorës, pastaj vizita e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe së fundi e shefes së BE-së, Natalya Apostolova kanë qenë hapat më të mëdhenj në interes së zhvillimit të komunitetit Goran dhe mbështetjes së qytetarëve pa dallim për lëvizje pa viza, shkruan “Epoka e re”.

Këto vendime politike të deputetit Hoxha, Zyra e Gjuriqit i kuptoi si shuplakë ndaj tyre dhe vendosi ta shkarkoi.

Vizitat e lidershipit të Kosovës dhe zyrtarëve të BE-së janë shpresëdhënëse për të mbështetur këtë vend të bukur të Kosovës në infrastrukturë rrugore, shkolla, ambulanca, agroturizëm, terren sportive etj.

/Epoka e re /

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se ekziston një…