Beqa i PDK-së: Kryesuesi i Komisionit të jurisprudencës mban tetë pozita

17 qershor 2021 | 13:49

Ministrja e Dreqësisë, Albulena Haxhiu, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës i ka propozuar anëtarët për Komisionin për dhënien e provimit të jurisprudencës, përbërja e së cilit është: Albert Zogaj, Drita Rexhaj Valbona Dishaj Haxhosaj, Afrim Shala, Zenel Leku, Edijesa Zahiri, Halide Reka, Bajram Miftari, Hajriz Hoti dhe Nenad Lazic.

Por, lidhur me këtë ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa.

Ai ka thënë kryesuesi i këtij komisioni, Albert Zogaj, ka konflikt interesi sepse sipas tij mban edhe disa pozita të tjera dhe kjo ia pamundëson mbajtjen e kësaj pozite.

“Për informimin tuaj z. Zogaj, përveç ushtrimit të detyrës në Gjykatën Supreme mban një numër të madh të pozitave në sektorin gjyqësor, në sferën akademike dhe shoqërisë civile. Po i numëroj disa: gjykatës në Gjykatën Supreme, anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, është anëtar rezerv në Komisionin e përhershëm për administrimin e gjykatave, anëtar i komisioni vlerësues për kryetar të Gjykatës Themelore në Prizren, anëtar i grupit punues për hartimin e raportit faktmbledhës për funksionimin e administratës gjyqësore. Ai po ashtu është ligjërues në Kolegjin AAB dhe trajner në Këshillin Gjyqësor të Kosovës”, ka thënë Beqa.

Më tutje, Beqa ka kërkuar nga ministrja Haxhiu që ta tërheq këtë propozim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në sallën “1 Tetori”, ka vazhduar edhe gjatë së enjtes…