Beqa, kampione e botës

04 dhjetor 11:18

Gentiana Beqa, më shumë e njohur si Getta, është shpallur kampione botërore në fitnes, në kategorinë “women’s wellness fitness”.

35 vjeçarja ka shpërthyer në lot kur e fitoi këtë çmim prestigjioz. 35-vjeçarja e ka kaluar një vit fantastik, të parin për të në karrierë, duke i fituar dy medalje të arta, së pari në “Arnold Classic” dhe titullin evropian që e ka fituar tashmë. Ajo është pronare e një fitnesi në Prishtinë së bashku me bashkëshortin e saj, Drenin. Ajo u shpall kampione e botës në kategorinë 163 centimetra. “Unë kisha besim në aftësitë e mia, por bota është një vend i madh me kombe më të mëdha”, është shprehur Beqa për “insidethegames”, pasi e mposhti brazilianen Angela Borges në superfinale. “Ndihem mjaft krenare për atë që kam qenë në gjendje ta bëj këtu për vendin tim”, ka shtuar Getta, e cila është trajnere e suksesshme e fitnesit dhe profesoreshë në Fakultetin e Kulturës Fizike në Prishtinë. Beqa nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq, pasi synon edhe tituj të tjerë në karrierë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Apelit e Kosovës, ka reaguar pas Raportit të…