Beqiri flet rreth kandidimit të tij për kryeministër

13 prill 2018 | 20:23

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka komentuar deklarimin e djeshëm të Gazmend Muhaxherit, i cili deklaroi se ai duhet të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër të Kosovës.

Beqiri në “Klan Kosova” ka thënë se deklarimi i Muhaxherit është një vullnet i tij i mirë, por ndoshta edhe besim i tij për fitore. Ka thënë se askush nuk mund të ia mohoj atij nominimin për kryeministër të Kosovës nga LDK.

“Ka qenë një vullnet i mirë i tij, ndoshta edhe një besim i tij, s’po them që vetëm ai e meriton, por kjo dëshmon se ka shumë njerëz që e meritojnë kandidimin për kryeministër, normalisht që edhe Gazmendi e meriton”, ka thënë Beqiri.

Beqiri i pyetur nëse ai mund të jetë kandidat për kryeministër, e ka lënë të hapur mundësinë, duke thënë se nuk e ka menduar ende, por që askush nuk mund ta përjashtojë.

“Nuk e kam menduar asnjëherë, gjithsesi nuk mundet askush me më përjashtuar nga nominimi”, ka deklaruar Beqiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me moton “Mëso, zbato, vepro” sot filloi programi për fuqizimin…