Beqiri ‘godet’ kolegët brenda partisë: Nuk i dua 100 mijë vota, duke e kritikuar kryetarin e partisë time

25 tetor 2018 | 22:52

Ismet Beqiri ka deklaruar se respekton vendimet e partisë, por vetë ai është kundër koalicionit me PDK-në.

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri ka thënë se interesi i partisë për të është më i madh se ai personal.

Në një intervistë për “Dossier D” me Fidan Ramën në RTV Dukagjini, ai ka thënë se personalisht nuk dëshiron t’i marrë në zgjedhje 50 mijë apo 100 mijë vota duke kritikuar kryetarin e partisë.

“Nuk kam vënë interesin tim personal dhe nuk i dua as 50 mijë apo 100 mijë vota duke sulmuar partinë time, duke mos e përkrahur liderin tim, që është lider i partisë, apo duke mos përkrahur vendimet e partisë. Ky është qëndrimi im parimor”, ka thënë Beqiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Jakup Krasniqi Kur Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë dështoi të…