Beqiri: Qytetarët kanë qenë të sigurt në fluturimin Shtutgard-Prishtinë

14 janar 2019 | 11:15

Kryesuesi i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hekurudhore (KHAIA), Mirsim Beqiri, ka bërë me dije se aeroplani në linjën Shtutgard-Prishtinë nuk ka rrezikuar qytetarët.

“Për këtë fluturim që raportuan mediet dje, se gjoja se ka pasur flakë nuk qëndron. Me dt. 13.01.2019 Aeroplani i tipit AIRBUS A320 me nr. Regjistrimit DABHA, me 120 udhëtarë në bord, i Kompanisë Eurowings me nr. të fluturimit EË 5712 është nisur nga Aeroporti i Shtutgardit në ora 10:45 me destinacion Prishtinën. Gjatë fluturimit për çështje teknike saktësisht mbi Slloveni ka bëre kthim (Divert) dhe në orën 12.08 ka aterruar normalisht pa asnjë problem në Aeroportin e Shtutgardit”, ka thënë Beqiri për RTKlive.
Sipas tij në Aeroportin e Shtutgardit nuk ka pasur asnjë lajmërim për Emergjencë dhe aterrimi ka qenë i sigurt.

Beqiri ka bërë me dije se në Shtutgard është ndërruar aeroplani në orën 14:57 dhe është ngritur aeroplani i tipit AIRBUS A320 me nr. Regjistrimit DABNK me 117 udhëtarë dhe ka arritur normalisht në Aeroportin e Prishtinës në orën 16:34.

I njëjti aeroplan është nisur përsëri në drejtim të Shtutgardit në orën 17:32 nga Aeroporti i Prishtinës.

“KHAIA ka qenë në komunikim të rregullte me Bordin e Hetimeve të Aksidenteve të Gjermanisë-BFU të cilët kanë konfirmuar se nuk ka pas zjarr por vetëm një erë është ndier dhe nuk ka të lënduar. KHAIA vazhdon të jetë komunikim të plotë me Autoritetet Gjermane dhe do sigurojmë të informacionet lidhje me këtë fluturim”, ka deklaruar kryesuesi i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hekurudhore (KHAIA), Mirsim Beqiri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë orëve të para të sesionit të sotëm, çmimet e…