Beqiri: Zgjedhjet nacionale janë prioritet për LDK-në

13 prill 2018 | 12:17

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka thënë se vendi duhet të shkojë sa më shpejtë zgjedhje të jashtëzakonshme nacionale.

Beqiri në një konferencë për medie, ka thënë se për LDK-në prioritet janë zgjedhjet nacionale dhe jo ato brenda partisë.

Beqiri ka folur edhe për gatishmërinë që ka shprehur kryetari i komunës së Pejës nga radhët e LDK-së, Gazmend Muhaxheri që të jetë kandidati i kësaj partie për kryeministër.

“Vullneti i z. Muhaxherit nuk duhet me u nënçmuar, ndoshta e ka thënë pak herët po nuk ka lidhje”, ka thënë Beqiri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas shkarkimit të Flamur Sefajt nga posti i ministrit të…