Bëri disa operacione plastike që të dukej perfekte, familja i bën të papriturën modeles s*ksi

23 qershor 2022 | 11:18

Një modele e “OnlyFans” që prej kohësh ka pushtuar “Instagram”-in, ka treguar me krenari se ka bërë operacione plastike, por prindërit e saj nuk janë aspak të lumtur.

Ajo është 29-vjeçarja, Maddison Fox, nga Sussex, e cila për herë të parë ka bërë operacion plastik kur ishte 21 vjeç.

Ndërhyrja e parë që ajo ka bërë është në gjoks dhe më pas dy të tjera sërish për ta zmadhuar. Gjithashtu ka bërë botoks dhe fillers në fytyrë.

E teksa të gjithë mendojnë se Fox do të ndalojë me kaq, ajo ka treguar se nuk ka mbaruar ende.

“Operacionet në të ardhmen që dua të bëj janë në hundë, heqja e të pasmeve braziliane dhe operacion në sy. Qëllimi përfundimtar është të dukem më perfekte, më e përshtatshme në Instagram dhe të ngjaj me kukullat”, ka thënë 29-vjeçarja për “Daily Star”.

Për këtë arsye, Maddison ka treguar se është përballur me shumë paragjykime gjatë këtyre viteve. Madje edhe nga prindërit e saj. Sipas Fox, nëna ka shkuar aq larg sa e ka quajtur atë “groteske” dhe “karikaturë”.

Që në momentin kur ajo ka vendosur që të bëjë operacione, familja ka vendosur që të mos i flasë.

“Familja ime nuk më mbështet në asnjë mënyrë që të ndryshoj veten, kështu që ndihem si delja e zezë e familjes”, ka shtuar 29-vjeçarja.

Bëri disa operacione plastike që të dukej perfekte, familja iBëri disa operacione plastike që të dukej perfekte, familja i

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Ferizaj, në rigjykim e ka dënuar me…