Berisha akuzon Ramën për marrëveshje të fshehtë me Greqinë

31 janar 2018 | 17:36

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin aktual, Edi Ramën për marrëveshje të fshehtë me Greqinë për detin.

“Edi Rama në fshehtësi dhe mungesë transparence të plotë ka arritur marrëveshjen e tij për detin, në të cilin i ka falur Greqisë as më shumë dhe as më pak se sa fushat më të mëdha të gazit dhe naftës të Jonit dhe Mesdheut, të cilat, që kur është themeluar shteti shqiptar kanë qenë territor i tij”, ka shkruar ndër të tjera Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Rama heq mbathjet dhe i fal Greqise fushat me te medha te gazit dhe naftes te Jonit dhe Mesdheut!Te dashur miq, pasi…

Posted by Sali Berisha on Mittwoch, 31. Januar 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndotja e ajrit në kryeqytet si duket ka shtyrë ambasadorin…