Berisha: Deri më tani do të duhej të vaksinoheshin së paku 50 për qind e popullsisë

27 prill 2021 | 16:07

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë (AAK), Bekë Berisha, ka kritikuar Qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë për mossigurimin e vaksinave anti-Covid dhe mos vaksinimin e qytetarëve kundër këtij virusi.

Ai ka thënë se deri sot do të duhej të vaksinohej 50 për qind e popullsisë.

Sipas tij, situata me pandeminë mund të na dal jashtë kontrollit.

“Situata është duke u renduar dhe ka tendencë të dal jashtë kontrollit. Sot do të duhej që së paku 50 për qind e popullatës të ishte e vaksinuar, por kjo nuk ka ndodhur. Ka ndodhur e kundërta e asaj që do të duhej. Ministri i Shëndetësisë në vend se të angazhohej për furnizimin me vaksina, ai merret me inate politike. Më 15 prill ministri Arben Vitia është dashur të nënshkruaj kontratën për furnizim me vaksina, këtë nuk e ka bërë”, ka thënë ai, duke kritikuar qeverinë për uljen e pensioneve dhe shtesave të punëtorëve shëndetësorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në raportimin e Ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli, sot në…