Ismaili: Qeveria në kohë pandemie s’i pagoi pensionistët e bizneset, dëshiron të paguajë rrymën në Veri

27 prill 2021 | 16:00

Në raportimin e Ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli, sot në Komisionin Parlamentar,  është diskutuar në lidhje me pagesën e energjisë elektrike të qytetarëve të veriut të Kosovës.

Me këtë raste anëtari i këtij komisioni nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili, ka kërkaur që  Ministria e Ekonomisë të ketë strategji të qartë se si do të veprojë në këtë situatë.

“Në kohë pandemie, kur ministri i Financave çdo ditë na thotë që nuk ka para për të paguar bizneset që po falimentojnë, po dëshironi që të gjeni para për të paguar energjinë elektrike për qytetarët e Veriut të Kosovës. Do të thotë, Qeveria duhet të tregojë se a do ti liroj nga pagesa e rrymës qytetarët në Veri të Kosovës”, ka thënë Ismaili

Ismaili i ka kërkuar ministres së ekonomisë, Artane Rizvanolli, që të dalë me vizionin e saj se si do të menaxhoj këtë situatë dhe mos të merret me probleme historike.

“Ju duhet ta tregoni vizionin tuaj. Nuk jemi këtu për të diskutuar problemet historike, por vizionin tuaj për zgjidhjen e tyre. Nëse nuk keni plan konkret, ju duhet të paktën të keni qëndrim politik për këtë çështje. A do ti lironi qytetarët e Veriut nga pagesa e energjisë elektrike apo jo?. Edhe nëse pagesa e rrymës bëhet nga Qeveria, prapë po do të thotë se qytetarët e Kosovës po paguajnë rrymën edhe për Veri. Nëse e paguan KOSTT, prapë do të paguajë nga investimet të cilat i ka paraparë për avancimin e këtij institucioni”, ka deklaruar Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qarkullojnë thashetheme se Rita Ora filloi një lidhje dashurie me…