Berisha: Do të kemi një kampionat të mirë me SPAL-in

01 gusht 2019 | 17:48

Etrit Berisha, portieri i SPAL-it, foli për aventurën e re në Serinë A, pas largimit nga Atalanta: “Ne futbollistët jemi mësuar t’i ndryshojmë skuadrat. Është muaji im i parë te SPAL dhe jam duke punuar mirë. Çdo ditë që kalon më bën të ndihem më mirë në këtë klub. Përvoja tek Atalanta? Në tre vjet atje kemi bërë një punë të shkëlqyeshme. Unë do t’i sjell gjërat më të mira të atjeshme te SPAL”.

Portieri kuqezi foli edhe për të ardhmen me skuadrën e SPAL-it, duke thënë se të gjithë në klub besojnë se do të kenë një kampionat të mirë.

“Po përpiqem të jap gjithçka te skuadra ime e re. Shoh një dëshirë të madhe për të punuar shumë dhe bërë mirë. Të gjithë besojmë se mund të bëjmë një kampionat të mirë. Semplici, ndryshe nga Gasperini? Rregullat kanë ndryshuar, gjithashtu. Këtë sezon portierët te SPAL do të jenë protagonistë. Aksioni mund të nisë nga ne. Trajneri ynë dëshiron ta nisë lojën nga pas, ta ndërtojë manovrën e portierëve”, ka deklaruar Berisha.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SADIK KRASNIQI PO IKIN Po ikin për ditë përtej perdes…