Berisha: Do t’i drejtohemi Kushtetueses për orkestrimin e votave nga Romani Iniciativa

04 prill 2021 | 14:16

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), Veton Berisha, ka deklaruar se partia e tij do të deponojë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese, sipas tij, për të dëshmuar se partia Romani Iniciativa është e ndikuar nga ata që s’e njohin Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Në një komunikatë dërguar medieve, Berisha ka theksuar se po i bëhen padrejtësi komunitetit egjiptian që jeton në Kosovë.

“Ne, ankesën tonë në Gjykatën Kushtetuese do e deponojmë gjatë javës së ardhshme duke e dëshmuar që ne si PLE nuk do të dorëzohemi asnjëherë para padrejtësive që i bëhen komunitetit egjiptian dhe Kosovës në tërësi!”, ka shkruar Berisha.

Komunikata e plotë:

Disa javë më parë ne si subjekt politik, Partia Liberale Egjiptiane (PLE), me gjithë forcën tonë intelektuale dhe argumentet tona kushtetuese dhe ligjore tentuam që të argumentojmë para opinionit të gjerë dhe institucioneve të drejtësisë për orkestrimin e votave nga Romani Iniciativa e cila mbrëmë e dëshmoi me mos prezencën e deputetit nga radhët e këtij subjekti politik që është e ndikuar dhe është produkt i atyre që nuk e njohin Kosovën si shtet sovran dhe i pavarur.

Edhe për kundër të gjitha reagimeve të mia , shumë personalitete politike heshtën, po ashtu edhe institucionet e drejtësisë si PZAP-i dhe Gjykata Supreme e legjitimuan votën e pa vlefshme duke e lejuar që pikërisht ajo votë të vendos për fatin e Kosovës duke e dëmtuar drejtpërdrejtë demokracinë e vendit!

Aq më tepër këto ditë Romani Iniciativa u “shpërblye” me një post të zëvendësministrit nga Qeveria e Kosovës! Mbesim me shpresën e vetme tek Gjykata Kushtetuese që do e korrigjojë këtë padrejtësi të bërë ndaj nesh dhe Kosovës në përgjithësi.

Ne, ankesën tonë në Gjykatën Kushtetuese do e deponojmë gjatë javës së ardhshme duke e dëshmuar që ne si PLE nuk do të dorëzohemi asnjëherë para padrejtësive që i bëhen komunitetit egjiptian dhe Kosovës në tërësi!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Mimoza Kelmendi Autori i librit, Dr. Pandeli Pani, ka…