Berisha i reagon ashpër Osmanit pas vizitës në Shqipëri: Populli pa vaksina, presidentja po rrezitet

03 maj 2021 | 14:22

Opinionistja Kimete Berisha ka reaguar pasi që presidentja Vjosa Osmani është bërë e ditur se është në mesin e mbi 50 mijë personave që gjatë vikendit kanë shkuar në Shqipëri.

Ai në llogarinë e vet në “Facebook”, Berisha ka shkuar se derisa populli ka mbetur pa vaksina “presidentja po rrezitet”.

“Është e para dhe e vetmja presidente në botë që shkon për të pushuar në bregdet ende pa ardhur pushimet, dhe që lodhet nga puna ende pa filluar punën. Qysh ka kohë presidentja për t’u argëtuar kot kur populli i ‘saj’ është pa vaksina, i padisiplinuar dhe tash sallamadi, i kanë lënë edhe maskat!  Duhet të jesh i pagdhendur dhe irracional të bësh sikur çdo gjë është normale, kur asgjë, bash asgjë nuk është normale! S’është normale të bëhesh prijës i turistëve në pandemi”. ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i Berishës dhe pa ndërhyrje:

Populli pa vaksina, Presidentja rrezitet!

Është e para dhe e vetmja Presidente në botë që shkon për të pushuar në bregdet ende pa ardhur pushimet, dhe që lodhet nga puna ende pa filluar punën.

Qysh ka kohë Presidentja për t’u argëtuar kot kur populli i ‘saj’ është pa vaksina, i padisiplinuar dhe tash sallamadi, i kanë lënë edhe maskat!

Duhet të jesh i pagdhendur dhe iracional të bësh sikur çdo gjë është normale, kur asgjë, bash asgjë nuk është normale!

S’është normale të bëhesh prijës i turistëve në pandemi.

Mjafton të shikosh CNN dhe kronikat nga India për ta parë ‘sa është ora’.

Ku njerëzit vdesin për oksigjen,

ku të vdekurit digjen masivisht në turra drush’,

ku të vdekurit i ‘ulin’ në motoçikleta e i çojnë në shtëpi;

ku populli qan e s’ka kush i përgjigjet;

ku i madh e i vogël lypin ndihmë, bota i sheh e i dëgjon, por askush s’mund t’i ndihmojë.

Se, PO, kësaj situate i përgjigjet vargu i Kur’anit për fundin e tregimit: ‘Vjen një ditë kur askush-askujt nuk mund t’i ndihmojë!

(Unë dje jam çuditur me një ish miss Kosova e cila e kish postuar kadën me shkumë dhe me petale qetësuese  me mbishkrimin ‘recharging batteries’.

Budallica, ishalla bile ‘i ka mbushur bateriat’.

E jo si ne, as bateriat e telefonit ende nuk i kemi mbushur, e qe, shkoi dita!

Çfarë njerëz!!! Me t’ardh marre…!

P.S. Ad litteram, kjo është xhungla në asfalt!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) iu ka bërë thirrje…