Berisha: Izetin e njoha në luftën për lirinë e Kosovës
Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha pas vdekjes së policit Izet Demaj në Istog ka publikuar foto nga koha e luftës ku bashkë me të ndjerin shihen me uniformën e UÇK-së.
Berisha ka shkruar se është shokuar nga lajmi, duke thënë se Izetin e kishte njohur në luftë pasi që së bashku kishin luftuar në Brigadës “Agim Ramadani”.
Postimi i plotë i Berishës:
Jam i shokuar nga lajmi për rënien në krye të detyrës së policit Izet Demaj.
Izetin, e njoha në luftën për lirinë e Kosovës, ishte luftëtar i Brigadës 138 “Agim Ramadani” të UÇK-së.
Nga lufta doli fitimtar dhe sot dha jetën në mbrojtje të qytetarëve, të rendit e ligjit të shtetit për të cilin luftoi!
Me dhembje të thellë u shprehi ngushllimet e mia familjes Demaj, bashkëluftëtarëve, kolegëve të tij në Policinë e Kosovës dhe gjithë miqve.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
Lavdi
Rrustem Berisha
Ministër i Mbrojtjes