Berisha: Kosova është dheu im, ja çfarë i kam thënë Adem Jasharit dhe grupit të tij

18 qershor 2023 | 13:35

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka shprehur hapur qëndrimin e tij në lidhje me situatën në Kosovë, duke hedhur dhe akuza mbi kryeministrin Edi Rama se po bashkëpunon me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për ndarjen e saj.

Së fundi, gjatë një interviste, Berisha ka deklaruar se Kosova është dheu i tij, ndërsa kujton se çfarë i ka thënë Adem Jasharit dhe grupit të tij.

“Kosova është dheu im, duhet ta dijë Shqipëria dhe e gjithë bota se unë jam kosovar. Adem Jasharit dhe grupit të tij në 1992 i kam thënë që gjysmën e kohës e kam për Shqipërinë gjysmën tjetër e kam për Kosovën.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se sot se janë…