Berisha: Lista Serbe manipuloi edhe me komunitetin rom

24 shkurt 2021 | 21:52

Veton Berisha, kandidat për deputet nga komuniteti rom ka hedhur akuza ndaj Listës Serbe për manipulim me romët në zgjedhje.

Berisha tregon se si një parti fantome ka marrë shumë vota në vendbanime me serbë.

‘’Nuk kam besuar se dikush do t’i manipulojë komunitetet. Është projektu një dicka mjaft mirë e mendume. Thuhet që është kriju një parti fantome, pa adresë e kryetar, të kaluar politike. Iniciativa Rome, e cila ka marrrë vota në vendbanime serbe’’, thekson ai në një debat.

‘’Është orkestrim i votave, ndikimi nga Serbia. Është orkestrim i përbashkë me Listën Serbe’’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar Blerim Latifi ka reaguar pas aksionit të sotëm…