Berisha: Marty hoqi dorë nga agjenda ruso-serbe për UÇK-në, Kurti me LV-në ende po e mbajnë frontin

13 prill 2022 | 14:24

Në orën nëntë të mëngjesit të sotëm ishte në plan që para anëtarëve të Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, të raportojë shefi i AKI-së, Petrit Ajeti, pas rastit të kërcënimit me vrasje të ish-prokurorit Dick Marty, e për të cilin është raportuar se vrasja do t’i faturohej Kosovës nga inteligjenca serbe.

Por, kjo mbledhje ka dështuar për shkak se deputetët e Vetëvendosjes në këtë komision nuk shkuan, derisa aty ishin të pranishëm vetëm Bekë Berisha i AAK-së dhe Ganimete Musliu e PDK-së.

Pas mosardhjes së deputetëve të LV-së, Berisha ka pasur akuza të forta për shefin e tyre të partisë, të cilin e ka akuzuar se është duke mbajtur pozicion kundër UÇK-së.

“Paramendo kemi ardhur në një situatë ku Dick Marty ka heq dorë nga agjenda ruse-serbe dhe nga akuzat kundër UÇK-së, derisa Albin Kurti dhe LV-ja hala t’u e mbajt frontin. Sot, LV-ja e bojkotoi raportimin e shefit të AKI-së për këtë skandal ndërkombëtar, për të cilin Qeveria e jonë nuk e thotë asnjë fjalë. Albin Kurti tashmë është pozicionuar kundër UÇK-së dhe Amerikës edhe si kryeministër”, ka shkruar Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gianluigi Buffon është mes portierëve më të fortë që Mohamed…