Buffon është portieri më i mirë, e duartrokisnin edhe tifozët kundërshtarë

13 prill 2022 | 14:23

Gianluigi Buffon është mes portierëve më të fortë që Mohamed Salah ka pasur përballë. Dhe legjenda e Juventusit, sot 44 vjeç, i ka hapur shumë telashe sulmuesit egjiptian gjatë kohës që ka luajtur në Serinë A.

I pyetur nga “Sky Sports” se cili është portieri më i mirë me të cilin është përballur, sulmuesi i Liverpoolit ka thënë: “Nuk mund të vendos për një, por do t’iu jap 4 emra. Casillas, Buffon, Alisson dhe Neuer. Është e vështirë të zgjedhësh një. Casillasin e zgjedh për karrierën që ka pasur. Kam luajtur kundër tij kur ishte te Porto jo te Reali. Ai fliste me mbrojtësit dhe lojtarët e tjerë gjatë ndeshjes. Por Bufon është në një ligë më vete. Kur luaja kundër Bufonit në Itali ishte e pabesueshme. Karriera që ka pasur dhe gjithçka në futboll nuk ka krahasim”.

“Kur luaja në Romë tifozët duartrokisnin brenda dhe jashtë vetëm Tottin, De Rossin, Buffonin dhe Del Pieron. Nuk mendoj se kjo ndodh në Angli. Tifozët janë gjithnjë kundër lojtarëve kundërshtarë. Në Itali, kudo ku shkon Bufon ai merr respektin që meriton”, ka deklaruar Salah.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-banorja e edicionit të parë të “Big Brother VIP”, Einxhel…