Berisha optimist për fitore ndaj Rumanisë

22 shkurt 2019 | 21:36

Kapiten i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Dardan Berisha, ka thënë se Kosova do t’i gëzohet të dielën fitores ndaj Rumanisë.

Kapiteni i “Dardanëve” ka ftuar sa më shumë shikues në sallë për të përkrahur basketbollistët drejt fitores në ndeshjen e vlefshme për Grupin B të parakualifikimeve për “Eurobasket 2021”.

“Për ne lojtarët e Përfaqësueses së Kosovës çdo stërvitje është me rëndësi, ndërsa ndeshja është e një rëndësie të veçantë, andaj besoj se 100% do të jemi të gatshëm për të dielën. Jemi duke stërvitur mjaft mirë, atmosfera është shumë e mirë, gjithçka po shkon sipas planit të paraparë. Lojtarët që për herë të parë janë pjesë e Përfaqësueses na kanë dhënë një energji të re dhe një motivim. E dimë mjaft mirë për çka jemi duke luajtur, do të luajmë para shikuesve tanë si vendas, kemi më dhënë gjithçka nga vetja për ta fituar këtë ndeshje, gjë e cila nuk ka me qenë lehtë”, ka thënë Berisha.

“Rumania të enjten në përballje me Maqedoninë ka dëshmuar një lojë shumë të mirë, pak është dashur që të fitojnë me mbi 14 pikë dhe kështu do t’iu kishin hapur rrugët për të luftuar në duel me ne për kualifikim tutje. Rumania ka eksperiencë, por ne si ekip çdo ditë po e ngrehim nivelin e lojës tonë, po vijnë lojtarë të rinj të motivuar, andaj të dielën do të jemi të gatshëm 100% për fitore. Kisha dashur që të bëjë thirrje tek të gjithë ata që e duan sportin të vijnë të dielën në palestër për të na përkrahur, si dhe ‘Dardanët’ në numër sa më të madh, përkrahësit tanë të flaktë, të cilët do të motivojnë shumë për ta fituar këtë ndeshje”, ka deklaruar Berisha.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tabloidi i famshëm britanik “The Sun”, i ka kushtuar një…