Berisha për votimin e ushtrisë: Ditë historike për Kosovën dhe kombin shqiptar
14 dhjetor 2018
| 13:58
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka quajtur ditë historike për Kosovën dhe popullin shqiptar themelimin e ushtrisë.
“Të dashur miq, sot Parlamenti i Republikës së Kosovës, në një akt historik për konsolidimin e pavarësisë së saj votoi ligjet për ngritjen e ushtrisë. Duke përshëndetur përzemërsisht këtë votim, uroj që Forcat e Armatosura të Kosovës të shndërrohen në një partnere të vërtet të ushtrive të ShBA-së dhe vendeve anëtare të NATO-s, garanci e kufijve te Republikës së Kosovës dhe kontribuues i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit të rajonit tonë. Urime Kosovë”, ka shkruar Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/SaliBerisha/photos/a.400031620157751/1170996883061217/?type=3&theater



