Berisha: Protesta në përkrahje të Vuçiqit dhe Putinit, hapi i parë drejtë luftës civile në Serbi

25 maj 2023 | 13:10

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka thënë se protesta e nesërme, e cila do të mbahet në Serbi në mbështetje të Aleksandër Vuçiqit dhe Vladimir Putinit do të jetë hapi i parë i luftës civile në Serbi.

Berisha ka thënë se vetëm NATO dhe ShBA mund ta prevenojnë një kërcënim të përmasave të tilla rreziku për sigurinë rajonale.

“Protesta e paralajmëruar me 26 Maj, në përkrahje të Vuçiqit dhe Putinit, do jetë hapi i parë drejtë luftës civile në Serbi.  Paralajmërimet se do të ketë sulme ndaj Ambasadës së Amerikës, si dhe thirrja për atentate ndaj ‘tradhtarëve të interesave serbe’ nga kryeçetniku e ‘krimineli i luftës’ Sheshel (i amnistuar nga ICJ për shkaqe shëndetësore), përbën shqetësim real për sigurinë në rajon, përfshirë këtu me theks tendencën për trazira në veriun e Kosovës.  Ndaj kjo protestë që pritet të eskalojë drejt luftës civile në Serbi, duhet të vë në veprim mekanizmat e sigurisë ndërkombëtare në botë e rajon.  Vetëm NATO dhe ShBA mund ta prevenojnë një kërcënim të përmasave të tilla rreziku për sigurinë në vendin tonë, në vet Serbinë si kërcënuese e sigurisë edhe në shtetet fqinje dhe gjeneruese e krizave e pasigurisë në rajon”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar shenjëzimi horizontal në të gjitha nyjet kryesore rrugore…