Berisha realizon dy gola për Vikingun

09 gusht 2020 | 20:59

Veton Berisha i ka realizuar dy gola për Vikingun sot në barazimin 2:2 me Aalesundin, në xhiron e 13-të të elitës së Norvegjisë në futboll.

Po ashtu, Berisha i realizoi dy golat në pjesën e parë. Të parin e realizoi në minutën e 24-të, e të dytin nga penalltia në minutën e 41-të. Ai u ndëshkua edhe me karton të verdhë, ndërsa luajti tërë ndeshjen. Për Vikingun tërë ndeshjen luajti edhe Ylldren Ibrahimaj, ndërsa Zymer Bytyqi luajti 67 minuta. Bytyqi asistoi golin e parë të Berishës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet me fuqi 5.1 ballë të Rihterit goditi sot…