Berisha: S’duhet të ketë batalion të veçantë për veriun, misioni i FSK-së të ndryshohet me ligj

29 korrik 2018 | 11:06

Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtrinë e ardhshme të vendit po i krijon probleme edhe Qeverisë aktuale. Ndonëse u premtua edhe nga vet kryeministri Ramush Haradinaj se Kosova do të bëhet me ushtri brenda viti, ky premtim duket i pa realizueshëm.

Kjo ngase Qeverisë po i del pengesë me partneri e koalicionit Listën Serbe, që për çështje madhore merr urdhra direkt nga Beogradi, raporton Ekonomia Online.

Ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme që FSK nga një force e reagimeve emergjente të shndërrohet në një forcë me kapacitete dhe mision ushtarak apo mbrojtës.

Por, këto ndryshime aktualisht po i mbajnë peng deputetët e Listës Serbe, pa shumicën e votave të të cilëve, amendamentimet kushtetuese janë të pamundshme.

Parti kjo e cila ka kërkesë specifike, edhe pse të bëra publike në media jo zyrtarisht për një njësi të veçantë që do të vepronte në veri.

Për këtë çështje Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrustem Berisha, i tha Ekonomia Online se nuk ka pranuar ndonjë kërkesë zyrtare.

Madje ai ka mohuar zërat që kanë qarkulluar rreth mundësisë që veriut t’i jepet një batalion i veçantë, në këmbim të votës së Listës Serbe për ndryshimet kushtetuese.

Ai është shprehur se praktika të tilla janë të papranueshme edhe në ushtritë e vendeve të tjera.

“Unë deri më tani nuk kam ndonjë kërkesë të tillë, megjithëse opinioni mund të jetë edhe i natyrës së tillë, por ne e kemi një program strategji mbi bazën e së cilës e bëjmë zhvillimin e FSK-së dhe praktika të tilla edhe në ushtri të tjera janë të papranueshme”.

“…nuk mendoj se diçka të tillë duhet të ketë dhe që është në interes të qytetarëve të Kosovës. Pra, batalionet e tilla edhe në praktikat e ushtrive të rajonit nuk praktikohet diçka e tillë”.

Ai vlerëson se duhet të shikohen mundësitë që ushtria të formohet përmes ndryshimit të misionit me anë të ligjit, sepse sipas tij, ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme vetëm për ndryshimin e emërtimit të forcës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aziz Nuraku, djali i truprojës së Hashim Thaçit, Xhavitit, ka…