Shukri Buja kritikon PDK-në: Janë bërë gabime të mëdha dhe janë ndryshuar qëndrimet politike

13 nëntor 2026 | 20:01

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja, ka kritikuar veprimet dhe qëndrimet politike të partisë së tij lidhur me zhvillimet institucionale dhe marrëveshjet politike.

Buja ka thënë se PDK-ja ka bërë gabime të mëdha në hapat e saj politikë, duke përmendur edhe qëndrimet për konstituimin e Kuvendit dhe marrëveshjen për krijimin e institucioneve.

“Këtu janë bërë gabime shumë të mëdha, gabime në hapa nga Partia Demokratike”, ka deklaruar Buja në emisonin “Ditari” në Tëvë1.

Ai ka rikujtuar se fillimisht PDK-ja kishte mbajtur qëndrimin se nuk do të hynte në marrëveshje politike për institucionet dhe se do të qëndronte në opozitë.

“Kemi pasur qëndrim të qartë se ne nuk mund të hyjmë në marrëveshje politike për institucionet, do të jemi opozitë”, ka thënë ai.

Megjithatë, sipas Bujës, ky qëndrim kishte ndryshuar me kushtin që të votoheshin në dy lexime ndryshimet ligjore për Dhomat e Specializuara, si dhe të votohej presidentja.

“Është ndryshuar ky qëndrim me kushtin që të na votohen në dy lexime ndryshimet ligjore për Dhomat e Specializuara”, ka deklaruar Buja.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në debatin për çmimin e energjisë elektrike në Kuvendin e…