Eman Rrahmani: Ministrja Artane Rizvanolli është përgjegjëse e shtrenjtimit të jetës në Kosovë

13 nëntor 2026 | 19:57

Në debatin për çmimin e energjisë elektrike në Kuvendin e Kosovës ka folur edhe deputeti i PDK-së, Eman Rrahamni.

Ai ka thënë se fajtore kryesore për shtrenjtimin e jetesës në Kosovë është ministrja Artane Rizvanolli për shkak të asaj se i ka menaxhuar me sektorin e energjetikës.

“Përgjegjëse për shtrenjtimin e jetës në Kosovë është kjo ministre [Artane Rizvanolli]”, ka thënë Rrahmani.

“Po i dëmtoni qytetarët, ua keni rritur koston e jetesës”, ka shtuar Rrahmani, duke thënë se qytetarët s’janë ministra, s’kanë as shoferë e as nuk i kanë kushtet e jetesës së ministrave.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se Kuvendi Komunal…