Berisha thotë se Kurti e ka pranuar autonominë për veriun

07 shtator 2023 | 13:10

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka thënë se qeveria në krye me Albin Kurti e ka pranuar autonomi për veriun e Kosovës.

Këtë qëndrim Berisha e bazuar duke iu referuar një deklarate të Kurtit dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca. “Kjo lexohet në qëndrimet e kryeministrit Kurti, në seancën e Kuvendit të Kosovës, se ju e keni bërë Asociacionin, jo sipas Ligjit 04-L/199, të vitit 2013, as marrëveshjes që kaloj filtrin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015,  por si ‘autonomi’ territoriale politike e kulturore për veriun dhe tjetërsimin e trashëgimisë ortodokse shqiptare në Kosovë”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Ju e keni bërë, jo “Asociacionin/Zajednicën”, por “Republikën Autonome Serbe” në veri një njësi administrative e hapur për integrimin edhe të njësive tjera nga brendia e Kosovës.

Kjo është në përmbajtjen e planit franko-gjerman të Brukselit 27 shkurt 2023, në aneksin Ohrit me 18 mars, 2023, si dhe statutin e Beogradit të ekipit menaxhues të emëruar nga qeveria e Kosovës, që i arriti qeveria Kurti me Viçiqin e Lajçakun.

Kjo lexohet në qëndrimet e kryeministrit Kurti, në seancën e Kuvendit të Kosovës, se ju e keni bërë Asociacionin, jo sipas Ligjit 04-L/199, të vitit 2013, as marrëveshjes që kaloj filtrin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015,  por si “autonomi” territoriale politike e kulturore për veriun dhe tjetërsimin e trashëgimisë ortodokse shqiptare në Kosovë.

Deklarimet e Kurtit në foltoren e Kuvendit:

“Qeveria nuk pajtohet në parim me draftin e Ekipit Menaxhues, për shkak se ai draft imiton në përmbajtje dhe formë Republikën Serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës”.

“Unë këtë mund ta thellojë dhe thellimi i tij nënkupton pajtueshmëri në parim.  Por, ne nuk mund të shkruajmë tekste alternative, ndërmjet të cilëve mund të gjendet një mesatare aritmetikore, pa u pajtuar njëherë në parim me statutin e grupit menaxhues, ka deklaruar Kurti në foltoren e Kuvendit.

Kujtojmë qe ai dhe qeveria e tij deri më tani nuk kanë prezantuar ose propozuar ndonjë draft alternativ me atë Ekipit Menaxhues, se si do të duket Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Kurse nga qeveria e pavarësisë, ka trashëguar Ligjin nr. 04/L-199 për ratifikimin e Marrëveshja e Parë e Parimeve që Rregullon Normalizimin e Marrëdhënieve, Kosovë – Serbi.

Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës /Nr. 38 / 17 Shtator 2013, Prishtinë.

Miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në mbështetje të neneve 18 dhe 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i shpallur me dekretin Nr. DL-050-2013, datë 12.09.2013 nga presidentja e Republikës së Kosovës.

Neni 3, pika 3, e Ligjit 04-L/199, të vitit 2013, sanksionon se, citoj: (3. Struktura e Asociacionit/Bashkësisë do të themelohet mbi të njëjtën bazë juridike sikurse statuti ekzistues i Asociacionit të komunave të Kosovës…). Kjo më pastaj në vitin 2015, kaloi edhe nëpër filtrin e Gjykatës Kushtetuese, për tu bërë e implementueshme, pa cenuar statusin e shtetit unitar të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo ka folur në lidhje me rivalitetin me Lionel…