Berisha ‘tradhton’ Metën: Nuk marr pjesë në tubimin e Presidentit

25 nëntor 2019 | 23:11

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora pranoi se nuk do të jetë prezent në thirrjen për referendum që ka bërë Presidenti Ilir Meta në datë 8 dhjetor, në sheshin ‘Demokracia’, në qytetin Studenti. Berisha ka thënë se atje do të marrin pjesë qytetarët, por u shpreh pro këtij referendumi.

“Do të binte ndesh në qoftëse Presidenti do kërkonte mbështetjen e opozitës. Ai do t’i humbiste palët”, ka thënë Berisha. I pyetur nëse Meta do të ketë mbështetjen e opozitës, përderisa Berisha nuk do të jetë në 8 dhjetor në Qytetin Studenti, Berisha u përgjigj: “Në mitingun e tij, jo, nuk shkoj. Ai ka ftuar popullin atje. Unë do të ndjek programin Partisë Demokratike dhe të kuptohet”.

Artur Zheji: Nuk e ka mbështetjen e PD-së protesta e Presidentit në 8 dhjetor?
Sali Berisha: Presidenti as që pretendon dhe as që kërkon, me aq sa e dëgjova unë dhe sa kuptova unë, mbështetjen e asnjë force politike. Ai mendon se thirrja e tij, në interesin më të mirë të qytetarëve, që t’i përgjigjen, që t’u japë atyre të drejtë në vendimmarrje siç e ka Zvicra.
Në Zvicër është populli direkt që vendos në shumicën dërrmuese të çështjeve. Ai e sheh që në një moment kur një njeri ka përqendruar të gjithë pushtetet, kjo histori mund të përsëritet dhe do që të gjithë pushtetet në kuptimin e vendimmarrjes ligjore t’i kalojnë në radhë të parë qytetarëve.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marash Kumbulla është një nga mbrojtësit më të talentuar në…