Berishaj: Lojnat rreth demarkacionit

25 janar 11:53

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Martin Berishaj, duke i’u referuar Marrëveshjes se demarkacionit me Malin e Zi, ka thënë se parimi themelor për përmbyllje të një marrëveshje ndërkombëtare është gjithmonë vullneti i mirë i palëve.

Në këtë kontekst, ai në një opinion ka shkuar se në parim, gjithmonë mund të bëhet një aneks shtesë edhe për Marrëveshjen e demarkacionit.

Opinioni i plotë i Profesor Berishajt:

Siç e dini, parimi themelor për përmbyllje të një marrëveshje ndërkombëtare është gjithmonë vullneti i mirë i palëve dhe si rrjedhojë palët janë mbretër të procedurës! Pra, në parim, gjithmonë mund të bëhet një aneks shtesë, përveç nëse kjo është e përjashtuar në mënyrë eksplicite në marrëveshjen fillestare ose nëse përmbajtja e aneksit është në kundërshtim me “jus cogens.

Në rastin tonë, marrëveshja e demarkacionit nuk është përfunduar sepse Kosova ende nuk e ka ratifikuar atë. Pra, aneksi nënkupton se do të ishte një kontratë e pavarur krahas marrëveshjes origjinale. Sigurisht, një aneks i tillë mund të përmbyllet nga palët, në të cilat ata përcaktojnë se është e lidhur me vlefshmërinë e kontratës fillestare sapo të hyjë në fuqi (me ratifikim në të dy anët).

Në këtë rast, Kosova duhet të ratifikonte vlefshmërinë e aneksit edhe marrëveshjen origjinale, ndoshta në të njëjtën kohë të dyja, kurse Mali i Zi vetëm aneksin. Natyrisht, ky aneks/protokoll do të duhej të ratifikohej se pari në Mal te Zi e pastaj në Kosovë! Kjo gjithashtu implikon përdorimin e përkohshëm të aneksit. Kjo, sigurisht, do të thotë një zgjidhje mjaft e pazakontë, gjithashtu sepse përdorimi i përkohshëm i kontratës, në rastin tonë aneksi, mund të anulohet nga secila pale në çdo kohë me një njoftim të thjeshtë, që është i njëanshëm.

Për shtojcë të marrëveshjes ose protokoll duhet të bien dakord me Malin e Zi. Pa pëlqimin e Malit të Zi, edhe në rast së Kosova i ratifikon te dyja pra Marrëveshjen + aneksin, Mali i Zi kurdoherë mund të deklarohet se kjo shtojcë është vetëm çështje e brendshme e Kosovës, kurse e drejta ndërkombëtare e njeh vetëm marrëveshjen bazë që e ratifikojnë të dy palët!

Pra, pa pëlqimin e Malit të Zi dhe ratifikimit të shtojcës në Kuvendin e tij ( addendum apo protokol) të tillë, një procedurë e tillë nuk ka efekt ndërkombëtare! Sidoqoftë, aneksi mund të lidhet gjithashtu si një kontratë e pavarur, por më lejoni vetëm t’ju kujtoj se ky rregull vlen vetëm për marrëveshjet shumëpalëshe e që në këtë rast nuk është ashtu, mbasi që kemi të bëjmë me marrëveshje dypalëshe në rastin tonë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i njohur Korab Hasani edhe zyrtarisht është pjesë e…