Berjani: Çmimi i naftës pritet të bie ditëve në vijim

30 mars 2022 | 11:30

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, ka bërë me dije se çmimi i derivateve të naftës do të bie në ditët në vijim, pasi siç ka thënë ai, dy ditët e fundit ka pasur rënie të çmimit të naftës për 120 dollarë.

“Pardje, dje dhe sot kemi ulje të çmimeve në berzë për 150 dollarë, kështu që kjo pritet të reflektojë edhe tek ne në ditët në vijim”, ka thënë Berjani në një prononcim për “Klan Kosovën”.

Ai ka thënë se çmimi furnizues sot sillet nga 1 euro e 54 cent  deri në 1 euro e 55 cent.

“Rritja po reflekton shumë shpejt, ndërsa zbritja më ngadalë për shkak se bizneset kinse kanë stoqe me çmim më të lartë, dhe nuk mund të japin me një çmim më të lirë brenda ditës”.

“Ne nuk mund të themi se çfarë çmimesh do të kemi ditët në vijim. Mund të themi se nëse lufta Ukrainë – Rusi përfundon, stabilizohet tregu i naftës në tërë globin”, ka theksuar Berjani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperja e famshme, Cardi B, ka festuar një moment historik…