Për herë të parë në histori, Cardi B bëhet artistja e parë femër…

30 mars 2022 | 11:26

Reperja e famshme, Cardi B, ka festuar një moment historik kohët e fundit pasi ajo u bë artistja e parë femër që kishte një album në të cilën këngët e saj janë certifikuara në platinum nga ‘RIAA’.

13 këngët e albumit janë të certifikuara nga ‘Shoqata e Industrisë së Regjistrimit të Amerikës’. Triumfi i saj i fundit vjen pas një tjetër moment historik me të njëjtin album, kur ajo u bë gruaja e parë që çdo këngë në albumin e saj të certifikuar të paktën ari, sipas Billboard.

Edhe pse çdo këngë në debutimin e Cardi-t u bë platinum, ‘Bodak Yellow’ dhe ‘I Like It’, kanë spikatur në mesin e 13 këngëve të albumit. ‘Invasion Of Privacy’ u vlerësua gjithashtu nga kritikët, duke shënuar një mori vlerësimesh të forta pas publikimit të tij.

Në vitin 2019, ajo fitoi çmimin ‘Grammy’ për albumin më të mirë Rap. ‘Bodak Yellow’ dhe ‘I Like It’ fituan të dy vendet kryesore në tabelën e këngëve të ‘Billboard Hot 100’ pas publikimit të tyre.

Cardi ka zbuluar për fansat e saj se mezi po pret të lancojë albumin e saj të dytë dhe i ka falënderuar për mbështetjen që i kanë dhënë: “E mrekullueshme….mezi pres për albumin tim të dytë. Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen”, ka shkruar ajo në Twitter për fansat e saj.

‘Invasion Of Privacy’ është bërë gjithashtu albumi rap më i shitur nga një artiste femër, sipas tabelës Billboard 200 Decade-End.

Për herë të parë në histori, Cardi B bëhetPër herë të parë në histori, Cardi B bëhet

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmi ajror ndaj një ndërtese administrative në qytetin-port ukrainas të…