Bërnabiq, presidentit gjerman: S’mund të diskutohen propozimet e reja pa u formuar Asociacioni

29 nëntor 2022 | 22:30

Gjatë vizitës së sotme në Shkup, presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, deklaroi se “është i lumtur sepse propozimi gjermano-francez tani ka arritur sukses dhe po pranohet”.

Për këtë çështje ka reaguar kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila për mediat në Paris tha se propozimet e reja për Kosovën nuk mund të diskutohen derisa të zbatohen marrëveshjet tashmë të arritura, që sipas saj janë Marrëveshja e Brukselit dhe formimi i Asociacionit të Komunave Serbe.

“Prishtina duhet të fillojë themelimin e Asociacionit, kjo është pikënisja mbi të gjitha. Së dyti, nëse marrëveshja nuk është zbatuar dhe Prishtina nuk i përmbush obligimet e saj nga marrëveshja e Brukselit, nuk e di se kush do të garantojë ndonjë marrëveshje”, ka theksuar Bërnabiq.

Më e rëndësishmja, shtoi ajo, “është që të punojmë në atë që është rënë dakord – që Prishtina më në fund të fillojë themelimin e Asociacionit dhe që serbët të kthehen në institucione, të kemi stabilitet dhe hapësirë ​​shtesë për të diskutuar disa propozime të tjera dhe për të vazhduar dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania ka thënë se do t’i sigurojë Ukrainës më shumë…