Bërnabiq: Tajani tha që Serbia s’duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në BE

01 shkurt 2018 | 15:52

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, ka thënë që shteti serb nuk ka për ta njohur pavarësinë e Kosovës, që të pranohet në Bashkimin Evropian.

“Mendoj se është thënë në mënyrë të qartë nga presidenti i PE-së, Tajani dhe ajo është që Serbia s’ka për ta njohur Kosovën si kusht për të hyrë në BE”, ka thënë ajo.

Bërnabiq ka thënë se ky është një mesazh i qartë që nuk duhet të vihet në mëdyshje.

Ajo më tej ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve Prishtinë-Beograd është përgjegjësi e politikanëve që i prijnë shtetit serb. KK

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka nderuar më…