Bërnabiqi kapet me BE-në që kërkoi të ndalen deklaratat për luftën: Kurti po provokon

14 gusht 2022 | 17:43

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, deklaratën e Bashkimit Evropian që ua tërhoqi vërejtjen kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, e ka vlerësuar si një “shaka”.

Bërnabiqi e ka akuzuar kryeministrin Kurti për “nxitje të luftës”, duke propaganduar në një linjë me shefin e saj, Aleksandër Vuçiq.

“Duke parë këtë deklaratë, dikush do të mendonte se sot është 1 prilli, jo 14 gushti. Duhet të jetë një lloj shakaje (shumë e pakëndshme). Për 175 ditë, Kurti provokoi një konflikt të armatosur me serbët. Dhe atë në një vit që do të mbahet mend si viti në të cilin ai ua hoqi të drejtat më elementare të njeriut po atyre serbëve në Kosovë – duke i ndaluar të votojnë. Përveç një deklarate të kotë të shkruar, BE-ja nuk ka bërë absolutisht asgjë me këtë rast”, ka shkruar Bërnabiqi në llogarinë e vet në “Twitter”, raporton “N1”.

Duke e lavdëruar pak Vuçiqin, ajo nuk harroi ta përmend Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për mosformimin e të cilit ia vuri fajin BE-së, sepse ajo “nuk po mund ta detyrojë Kurtin” për këtë, përcjell Express.

“Prandaj, ju lutemi ndaloni hipokrizinë”, ka shkruar Bërnabiqi

Bashkimi Evropian ka ftuar liderët politikë në Kosovë dhe Serbi që menjëherë t’i japin fund retorikës nxitëse dhe të veprojnë me përgjegjësi. BE-ja ka shprehur shqetësim për deklaratat në të cilat përmenden lufta dhe konflikti, dhe ka shtuar se “do t’i mbaj përgjegjës liderët politikë për çfarëdo përshkallëzimi të situatës në rajon”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga ora 10:00 e mëngjesit të sotëm rruga Mitrovicë-Zveçan është…