Bërnabiqi: S’kam pasur asnjë komunikim me Kurtin

03 nëntor 2022 | 15:40

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë të enjten se nuk ka pasur asnjë komunikim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Me Scholzin kam biseduar për tema të ndryshme, por jo për propozimin franko-gjerman. Nuk besoj se ka dashur të merret me propozimin në atë nivel sot, por do të mbarojmë me përgjigjen tonë, do të dërgojmë një non-paper”, ka thënë ajo në Berlin, ku ishte e pranishme në Samitin e Procesit të Berlinit.

Bërnabiqi ka theksuar se ka biseduar edhe me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së për dialogun,  Miroslav Lajçak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri infermieret e dyshuara për dhunën ndaj të moshuarës kanë…