Besa arrin marrëveshje me trajnerin Rama dhe futbollistin Gashi

22 korrik 2019 | 10:34

Skuadra e Besës nga Peja duket se e ka seriozisht mendimin për t’u rikthyer sërish në Superligën e Kosovën në futboll.

Kjo skuadër ditë më parë e ka transferuar nga Dukagjini i Klinës mesfushorin Dukagjin Gashi, kurse tash ka arritur marrëveshje me trajnerin Miftar Rama. Gazeta ka mësuar se marrëveshja mes trajnerit Rama dhe drejtuesve të Besës është arritur, kurse prezantimi do të bëhet gjatë javës.

Rama e ka drejtuar edhe në të kaluarën skuadrën e Besës, derisa për një kohë ka qenë edhe trajner i Beharit në Ligën e Dytë. Besën edicionin e kaluar e ka drejtuar Fisnik Gashi, ndërsa një tjetër futbollist që do të jetë pjesë e skuadrës pejane është mesfushori Fatlum Gashi. Skuadra pejane edhe në edicionin e ri do të bëjë gara në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se një nga datat më…