Besa Famgas fiton titullin e shtatë radhazi

23 qershor 2020 | 21:41

Besa Famgas ka vazhduar dominimin e plotë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Të martën Besa e Pejës e fitoi titullin për edicionin 2019\2020. Besa i ka fituar të gjitha ndeshjet e këtij edicioni, kurse kampione shpallet për herë të shtatë rresht.

Në ndeshjen e dytë finale të plejofit, Besa Famgas fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 29:25. Ndeshja është luajtur në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet. Ndeshjen e parë të luajtur të shtunën në Pejë, Besa e kishte fituar me rezultat shumë më bindës, 38:26. Me dy fitore, Besa Famgas fitoi titullin e kampionit.

Në gjysmëfinale, Besa e eliminoi Kastriotin, kurse Prishtina e kishte eliminuar Trepçën.

Në fundjavë do të përcaktohet skuadra fituese e Kupës së Republikës së Kosovës. Besa Famgas e Prishtina kanë pretendimet e tyre edhe në këtë garë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ferizaj është kampion i Kosovës në hendboll në konkurrencë të…