Besa Famgasin e pret ndeshje e vështirë në Turqi

21 tetor 2023 | 09:10

Kampionja e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, e luan të shtunën ndeshjen e dytë të raundit të dytë të Kupës Evropiane.

Nga ora 16:00 në Stamboll të Turqisë, Besa e Pejës përballet me skuadrën e madhe turke, Beshiktash Safi Cimento.

Të dielën në Pejë, Beshiktashi fitoi me rezultat 43:24. Ndeshja e dytë pritet të jetë shumë e vështirë për Besa Famgasin.

Në skuadrën pejane janë të përkushtuar që të japin më të mirën për të përmirësuar përshtypjen në krahasim me ndeshjen e parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duhen krijuar kushtet e përshtatshme politike dhe të sigurisë për…